Lëndim horror për ish-yllin e Barcelonës – lojtarët të tmerruar kapin kokën

Futboll 03 Nëntor 2019 19:21

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, ka pësuar lëndim të tmerrshëm në takimin Everton – Tottenham.

Mesfushori 26-vjeçar i Evertonit pësoi thyerje të rëndë të këmbës në takimin e Premierligës, në minutën e 79-të në ‘Goodison Park’, shkruan Insporti

Lëndimi shkaktoi shqetësime të mëdha edhe te futbollistët e në veçanti te Heung-min Son i Tottenhamit, që shpëtheu në të qara.

KUJDES: Pamjet më poshtë të rënda

Ishte Son ai që e shkaktoi lëndimin e rëndë pas ndërhyrjes së tmerrshme, ndërsa gjyqtari Martin Atkinson e ndëshkoi direkt me të kuq.

Regjia angleze nuk ka shfaqur pamje të përsëritura apo të ngadalësuara të lëndimit, ndërsa pamjet menjëherë kur shkaktohet lëndimi mund t’i shikoni më poshtë. (Kujdes: Pamjet janë të rënda) /Insporti.com/