Lëndim i frikshëm i Isaiah Canaan

Basketboll 01 Shkurt 2018 12:40

Fundori i Phoenix Suns, Isaiah Canaan në ndeshjen e mbrëmshme me Dallas Mavericks ka pësuar një lëndim shumë të rëndë.

Canann ka thyer këmbën e majtë, në rënie nga një depërtim , në sekondat e fundit të çerekut të parë të ndeshjes.

Canaan është bërë pjesë e Suns në muajin dhjetor, por brenda një kohe të shkurtër u shndërrua në kontribues shumë të rëndësishëm në lojën e ekipit nga Arizona, duke u inkuadruar në lojë, kryesisht nga banka.

Ky është lëndimi i dytë në NBA këtë sezon, që ka tmerruar dhe rrëqethur të gjithë, pas lëndimit që e kishte pësuar Gordon Hayëard, lojtarit të Boston Celtics.

Në pamje shihen se lojtarët e të dyja ekipeve janë të tmerruar me lëndimin, kurse Canaan është në gjendje shumë të rëndë deri në ndërhyrjen e ekipit mjekësor.

Ekipi i Suns e gitoi ndeshjen ndaj Dallasit me rezultat 102:88. /Insporti.com

-->