“Lëndimet” që mund ta lëndojnë Drenicën në fundin e kampionatit

Futboll 22 Korrik 2020 22:57

FC Drenica ndodhet në rënie të lirë. Klubi nga Skenderaj është me një këmbë larg rënies në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo do të isht një katastrofë e vërtetë për ‘kuqezinjtë’ nga Skenderaj, të cilët nuk kanë zbritur asnjëherë nga elita që nga pasluftja.

Por, pas disfatës në Gjilan ndaj Dritës (1-0) dhe fitores së Trepçës ’89 në udhëtim te Feronikeli (2-1), tashmë “Shqiponajt e Zeza” e shohin vetën në Ligën e Parë.

Në fakt Drenica do ta ketë tejet të vështirë ‘misionin’ mbijtesa, pasi që në ndeshjen e radhës ndaj Dukagjinit mund t’i mungojë gjysma e ekipit.

Arion Ymeri, Hasan Hyseni, Osman Mëziu, Alban Shillova dhe Përparim Osmani u lëndëuan në duel ndaj Dritës, ndërkohë që katër të parët u detyruan edhe ta braktisnin fushën e lojës.

Mbetet të shihet nëse këta futbollistë do të jenë në gjendje për t’u rikthyer, pasi që në duelin e fundit ndaj Dritës, u larguan edhe me ndihmën e mjekëve nga fusha e lojës. /gazetasheshi/

Aktualisht kështu duket renditja tabelare:

-->