Lëndimi i ligamentit ia mohon Islamit transferimin në klubin e madh shqiptar

Futboll 06 Qershor 2020 23:28

Përparim Islami ka përfunduar sezonin para sezonin para kohe, për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në gjysmëfinalen e Digjitalb Kupës kundër Ballkanit që u zhvilluar në mesjavë, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi i kampionit aktual i Kosovës, KF Feronikeli lëndoi ligamentin e gjurit të djathtë (ACL), që do ta lë jashtë fushës së gjelbër rreth shtatë muaj.

Megjithatë, ky lëndim jo vetëm që i ka kushtuar me këtë sezon por edhe me hapin e madh të karrierës së tij.

Sipas gazetës së njohur shqiptare “Panorama Sport”, Islami në verë do të transferohej te kampioni në fuqi i Shqipërisë, KF Partizani.

Islami i njohur si “Rruki” ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Kosovë me KF Feronikelin

Gazeta shqiptare raporton se Islami ishte afër kalimit te Partizani edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por këmbëngulësia e kryesisë së klubit nga Drenasi ka bërë që transferimi të realizohej pasi të përfundon sezoni aktual.

Lëndimi i tij do të detyrojë klubin shqiptar të shikojë në alternativa tjera, pasi nuk mund të presë shtatë muaj. Partizani është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, që nga largimi i Labinot Ibrahimit në drejtim të KF Prishtinës.

Përparim Islami ishte futbollisti i parë që e ka pësuar në rikthimin e futbollit kosovar pas ndërprerjes gati 3-mujore për shkak të pandemisë “COVID-19”.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme Islami ka njoftuar se ka kryer operacionin me sukses dhe do të fillojë me fazën e rikuperimit.

Ai lëndoi gjurin në sfidën ndaj Ballkanit.

Stafi mjekësor i Feronikelit ka dalë dje me një qëndrim në lidhje me dëmtimin e Islamit:

“Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami, pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha. Islami pas testeve të bëra dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë.

-->