Lëndohen 3-shja e Golden State Warriors – NBA “playoffs” fillon më 14 Prill

Basketboll 17 Mars 2018 17:47

Golden State Warriors, kampioni aktual në NBA, momentalisht është duke u përballuar me një problem serioz që shpërfaq rrezik të lartë për suksesin në këtë sezon. GSW ka humbë ndaj lëndimeve tre lojtarët kryesorë, Curryn, Durant dhe Thompson.

Curry është i pari i cili është lënduar, që la nën ethe GSW, me frikën se fundorit po iu rikthehen problemet me kyçin. MVP i finaleve të NBA, Durant, është kokëdhimbja tjetër e GSW, i cili në ndeshjen e kaluar të GSW kundër Timberwolves, ka thyer brinjët gjatë 2 hapëshit kur është përplasur në qendrën kundërshtare Karl Anthony Towns.

Mirëpo, me kaq nuk janë ndalur problemet për favoritin absolut të NBA këtë sezon, Golden State Warriors. Ata së fundmi kanë humbur edhe Klay Thompsonin, i cili ka ka thyer gishtin e dorën së djatht. Ende nuk dihet saktësisht se sa do të jetë jashtë fushës së basketboll, Klay Thompson.

Megjithëse, tre lojtarët kryesorë të GSW janë të lënduar për momentin në ligë, ata nuk janë në rrezik që të humbasin pleyofin, dhe raportet e fundit të GSW tregojnë se 3-shja më e fortë në ligë do të në post sezon.

Kevin Durant do të jetë i lënduar 2 javë, dhe pritet të rikthehet në parket.

Steph Curry është i lënduar për 1 javë, dhe pritet të rikthehet në teren pas 22 marsit.