Lëndohet LeBron James

Basketboll 20 Mars 2021 23:26

Ylli i LA Lakers, LeBron James është lënduar dhe ka lëshuar sallën në përballjen me Atlanta Hawks, transmeton Insporti.

Amerikani pësoi lëndim në këmbë, por qëndroi edhe disa minuta ku shënoi një trepikësh dhe më pas u nis për në zhveshtore.

LA Lakers në fund humbën ndeshjen me rezultatin final, Lakers 94-99 Atlanta Hawks.

Ekipi i James, Lakers ende nuk kanë reaguar në zyrtarisht dhe nuk dihet kohëzgjatja e lëndimit apo serioziteti i tij. /Insporti

-->