Lëndohet Lionel Messi, mungon në Superkupën e Spanjës?

Futboll 13 Janar 2021 18:00

Barcelona do të përballet me Real Sociedad këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, por lajmet që vijnë nga kampi “blaugrana” konfirmojnë me shumë mundësi mungesën e Lionel Messit. Argjentinasi nuk hipi në autobusin që transportonte lojtarët në “Ciudad Deportiva Rafael Gómez del Córdoba”.

Siç ndodh zakonisht, lojtarët i janë nënshtruar një seance të lehtë para ndeshjes, por Messi dhe Araujo nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Deri tani nuk ka asnjë shpjegim nga Barcelona për mungesën e mundshme të kapitenit, por ESPN ka raportuar se ai është pothuajse i përjashtuar, pasi ka patur shqetësime të shtunën e kaluar në Granada. Gjithsesi, siç ka mësuar “El Mundo Deportivo”, mjekët do të vlerësojnë në momentin e fundit nëse argjentinasi do të jetë në gjendje të luajë.

-->