Lëndohet Milot Rashica

Futboll 01 Dhjetor 2020 15:48

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim gjatë ditës së sotme, raporton Insporti.

Vetëm pak javë pas rikthimit në fusha të blerta, anësori 24 vjeçar i Werder Bremenit ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme.

Ai u detyrua të largohej nga stërvitja teksa detajet e lëndimit ende nuk janë bërë publike nga klubi gjerman.

Image

Kujtojmë që Rashica kishte munguar edhe në katër sfidat e para të Werder Bremenit në Bundesligë, si dhe në ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor që Kosova i zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve./Insporti.com/

-->