Lëndohet përsëri ylli i Real Madridit, mungon për ndeshjen kundër Atalantas

Futboll 15 Mars 2021 14:42

Vazhdon makthi i Eden Hazard te Real Madrid, belgu është lënduar përsëri duke humbur ndeshjen e kthimit ndaj Atalantas që zhvillohet nesër.

“Mbretërit” kanë dalë me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar lëndimin e Hazard.

“Real Madridi konfirmon se Eden Hazard ka pësuar një lëndim muskulor, për kohën se kur do të kthehet do lajmërohet në vijim” thuhet në njoftimin për shtyp të Realit.

Hazard pritet të mungoj rreth 4-6 javë, dhe sipas gjasave do të humb edhe ndeshjet me kombëtaren e Belgjikës për kualifikimet e “Qatar2022”.

Hazard u paraqitë ndaj Elches në fundjavë për 15 minuta, por makthi i lëndimeve vazhdon ta ndjek.

Hazard këtë sezon është paraqitur për Realin në nëntë ndeshje duke shënuar dy herë. /Insporti.com/

-->