Lëndohet ylli i Juventusit

Futboll 19 Shkurt 2020 17:53

Kështu ka konfirmuar klubi nga Torino përmes sajtit zyrtar. Sipas tyre, ish-futbollisti i Chelseat e Milanit do t’i nënshtohet një testi, për t’u mësuar diagnoza e plotë e lëndimit.

Në prag të ndeshjes me SPAL’in që kampioni aktual italian e zhvillon në fundjavë, Sarri ka marrë një lajm tejet të keq.

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim në shpinë, me ç’rast është detyruar të mungojë në stërvitjen e sotme.

Kështu ka konfirmuar klubi nga Torino përmes sajtit zyrtar. Sipas tyre, ish-futbollisti i Chelseat e Milanit do t’i nënshtohet një testi, për t’u mësuar diagnoza e plotë e lëndimit.

Gjithsesi, mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme, kurse bianconerët kanë lajmëruar për situatën momentale mjekësore të Pjanic dhe Rabiot, të cilët po shënojnë progres të vazhdueshëm, derisa Khedia tashmë është rikthyer.

 

-->