Lëndohet ylli i Kosovës, në dyshim për ndeshjet e muajit mars

Futboll 05 Mars 2021 14:17

Mbrojtësi i St. Paulit, Leart Paqarada, është i lënduar dhe pritet të mungojë në duelin e së shtunës.

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës, të shtunën nga ora 13:00, do të luajë në udhëtim te Karlsruher, në kuadër të xhiros së 24 në Bundesliga 2.

Paqarada ishte prej më të mirëve në fitoren 1:0 në derbi kundër Hamburgut të hënën. Megjithatë, shkaku i një lëndimi, u desh të zëvendësohej në minutën e 78 të ndeshjes.

“Ka pikëpyetje të madhe për Leart Paqaradën dhe mesfushorin Finn Ole Becker. Ka gjasa që asnjëri nga ata të mos jetë i gatshëm për duelin e së shtunës. Të gjithë të tjerët kanë stërvitur dhe janë të gatshëm për lojë të shtunën. Djemtë janë të gatshëm dhe kemi opsione në skuadër nëse dikush mungon”, ka thënë trajneri i St. Paulit, Timo Schultz, për faqen zyrtare të klubit.

Paqarada në edicionin e sivjetmë ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuuar me tre asistime.

-->