Lenjani: Krenar që ndihmova shokët për këtë fitore

Emir Lenjanin është shumë i lumtur me paraqitjen e tij dhe golin që ia dhuroi tre pikët e plota Shqipërisë, raporton Insporti.com.
Pas ndeshjes, Lenjani për mikrofonin e “Supersport” deklaroi se është i lumtur me golin që shënoi dhe fitoren.
“U ndjeva shumë mirë. Krenar që ndihmova shokët për këtë fitore të rëndësishme. Ndeshja nuk ishte e mirë të them të drejtën, na duhet të analizojmë dhe të shohim për ndeshjen me Anglinë”.
Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Kuqezinjtë” e udhëhequr nga Edoardo Reja kanë shënuar fitore në udhëtim te Andorra.
Ndeshja u fitua minimalisht 0-1 nga Kombëtarja shqiptare, me golin e vetëm të shënuar nga Emir Lenjani në minutën e 41-të.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Anglisë zhvillohet më 28 mars në “Air Albania Stadium”. /Insporti.com/