Leo Messi 26, Real Madrid 26

Futboll 08 Janar 2019 23:50

Leo Messi i vetëm, ka kontribuar në 26 gola për Barcelonën këtë edicion, sa e gjithë skuadra e Real Madridit, statistika që dëshmojnë se Los Blancos po kalojnë ndoshta sezonin më të dobët në shekullin 21.

Humbja 0-2 në “Santiago Bernabeu” nga Real Sociedadi, ishte e dyta në shtëpi, e gjashta në total pas 18 xhirove këtë edicion në La Liga.

Sulmi është problemi kryesor i Realit, pasi Karim Benzema dhe Gareth Bale po vërtetojnë se Cristiano Ronaldo gjithmonë “ua ka shpëtuar fytyrën”.

Besoni apo jo, e gjithë skuadra e Madridit ka realizuar vetëm 26 gola në La Liga këtë edicion, çka tregon më së miri se pse Los Blancos kanë mbetur në pozitën e pestë me 10 pikë më pak se lideri, Barcelona.

Kurse Messi i vetëm, ka kontribuar për Barcelonën në po aq gola sa ka shënuar i gjithë Madridi.

Pas 18 ndeshjeve, Leo numëron 16 gola dhe 10 asiste (26). /Insporti.com/