Leo Messi është vetëm një gol larg rekordit të madh

Futboll 07 Janar 2019 10:34

Lionel Messi shënoi mbrëmë golin e tij 399-të tij në La Liga.

Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, kur ai shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Getafes.

Suarez shënoi gjithashtu për Barcelonën, kurse Mata gjeti golin e parë dhe të vetëm për Getafen në këtë duel.

Fitorja do të thotë që Barcelona ka 40 pikë nga 18 ndeshje. Atletico Madrid janë në vendin e dytë me 35 pikë, kurse Sevilla mbyll top treshen me 33 pikë.

Messi tashmë është vetëm një gol larg golit të tij të 400-të në La Liga.

Në momentin që ai do të shënojë golin e radhës – atëherë argjentinasi do të bëhet lojtari i parë që shënon 400 gola në histori të La Ligas.

Argjentinasi këtë edicion në 21 paraqitje gjithsej ka 22 gola, kurse në La Liga ka 16 gola në po aq paraqitje.