Leon Bailey, një super talent i shumëkërkuar

Futboll 05 Shkurt 2018 14:39

Top klubet e Premier League janë informuar për klauzolën e lartë që Bayer Leverkusen ka vënë për super talentin nga Xhamajka, Leon Bailey.

Chelsesa është vetëm njëra nga top skuadrat e Anglisë, që kanë shfaqur interesim të madh për mesfushorin 20 vjeçar. Ai vlerësohet si një prej talentëve në futbollin Evropian, prej se kaloi nga skuadra belge Genk në afatin kalimtarë të janarit në vitin 2017.

Sipas mediumeve gjermane, Bailey momentalisht vlerësohet aq lartë sa edhe ish mesfushori i Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, i cili kaloi verën e kaluar tek Barcelona për 105 milion euro. Leverkusen është duke shpresuar se në rast të transferimit të 20 vjeçarit në Premier League, do të arrij të arkëtojë shumën e njëjtë sikur Dortmund.

Leon Bailey me paraqitjet e tij prej se kaloi në Bundesliga, ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 5  asistime në të gjitha garat. Ai ka arritur të futet në radarin e klubeve si Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe të Barcelonës, dhe i riu veçse është shprehur se dëshiron në të ardhmen të jetë pjesë e ndonjë skuadre nga Premier League. /Insporti.com

-->