Leonardo befason Perezin, i kërkon një brazilian në këmbim të Neymar

Futboll 26 Gusht 2019 23:22

Që Real  Madrid kërkon të sjellë Neymar në kryeqytetin spanjoll, nuk është më një sekret, por palët janë ende larg dhe konkurrenca me Barcelonën është vërtetë e fortë.

Gjatë ditës së sotme mediat spanjolle kanë raportuar se Leonardo ka hedhur idenë e përfshirjes së Vinicius Junior në operacionin për transferimin e Neymar në Madrid.

Megjithatë Perez ka refuzuar menjëherë, pasi nuk dëshiron të privohet nga një futbollist si Vinicius, që ka treguar se mund të bëhet nga më të mirët në botë.