Leonardo sulmon Higuainin: “Duhet të marrë përgjegjësitë e tij…”

Futboll 08 Janar 2019 17:41

Milani ka prezantuar Lucas Paquetan si blerjen e re në janar, ndërsa gjatë konferencës fjalën e ka marrë edhe Leonardo, drejtori sportiv, që përveç se ka mbajtur përgjegjësinë e kësaj goditje dhe investimi që prek thuajse 40 milionë eurot, ka folur edhe për Gonzalo Higuain.

Lajmet e fundit flasin për argjentinasin e pakënaqur dhe që do të dëshironte të ndërronte ambient, ndoshta me Chelsean si vendin e preferuar, pranë Sarrit.

Por, drejtuesi brazilian, e ka prerë shkurt dhe ka sulmuar kështu “El Pipitan”.

“Një gol ndryshon gjërat, duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Duhet të vendosë këtë gjë. Jo, “po”, por “nuk e di”. Ka jetuar momente jo të mira, duhet të heqë dorë dhe të mos mendojë për ato. Je këtu dhe duhet të bësh mirë, të mendosh për fushën, kaq”.