Leonit Abazi vendos për të ardhmen e tij

Futboll 25 Qershor 2019 20:22

Leonit Abazi ka vendosur për të ardhmen e tij pas shumë episodave që e ndërlidhnin me një rikthim të mundshëm në kampionatin kosovar.

Anësori gjilanas tashmë ka vendosur të vazhdojë me Skënderbeun, pavarësisht se kontrata i ka skaduar dhe klubi korçar mbetet peng i vendimit të CAS që pritet të merret më 12 korrik.

Kështu Abazi i bashkohet Bruno Ditës dhe futbollistëve të tjerë të cilët kanë treguar besnikëri ndaj “Ujqërve”, duke refuzuar ofertat stratosferike nga Kosova.

Mësohet se Abazi ishte ofertuar nga SC Gjilani javë më parë, që në tryezë i vendosën një ofertë të lartë financiare, pothuajse dyfishin që merr te Skënderbeu, por që sërish u refuzua nga ish-pionieri i Dritës.

Zyrtarizimi i Abazit te Skënderbeu pritet të jetë çështje ditësh dhe me Radas buzë largimit ai mund të jetë kapiteni i ri i ekipit, meqenëse është edhe i preferuari i presidentit të klubit Ardjan Takaj.

Për Abazin interesim kishin shprehur edhe Prishtina dhe Drita, por që ishin shumë larg kërkesave për dallim nga Gjilani që ishte në ‘pole position’ për ti siguruar shërbimet e tij.

/Gazeta Sheshi/

-->