Leotrim Bekteshi flet pas kalimit te klubi norvegjez, komenton edhe situatën te Prishtina

Futboll 21 Shkurt 2022 16:36

Mbrojtësi mitrovicas, Leotrim Bekteshi po e vazhdon karrierën prej futbollisti në Norvegji te klubi Mjondalen IF, që garon në nivelin e dytë të garave, shkruan Insporti.

Në një prononcim për Insportin, Bekteshi ka zbuluar detaje nga nënshkrimi me klubin norvegjez, duke theksuar se klubi i tij këtë vit synon ngjitjen në Superligen e Norvegjisë.

“Me Mjondalen IF kam fillu para një jave, kam stërvitur me ta edhe më kanë ofru kontratë për një vit me mundësi vazhdimi, klubi ka për synim që këtë vit të jetë pjesë e Superligës së Norvegjisë” – tha Bekteshi për Insportin.

Tutje, Bekteshi shtoi se e kanë pritur shumë mirë klubi atje, dhe foli edhe lidhur me dallimet e infrastrukturës së futbollit në Kosovë dhe në Norvegji.

May be an image of 1 person, playing a sport and grass

“Në ekip më kanë pritë shumë mirë, si stafi edhe lojtarët. Këtu kushet janë më të mira se në Kosovë në përgjithësi. Stërvitjet nuk kanë ndonjë dallim veç që kushtet për punë janë shumë më të mira se në Kosovë”.

Edhe pas largimit nga skuadra e Prishtinës, njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në vitet e fundit në Kosovës, Leotrim Bekteshi thotë se e përcjell edhe Superligën e Kosovës, ku shtoi se Prishtina synimin e ka te Kupa dhe se do ta fitojë.

“Superligen e Kosovës e shikoj, i përcjell të gjitha ndeshjet. Prishtina ka bë shumë transfere edhe synimin e kanë të Kupa, edhe besoj që në fund ata do të fitojnë”.

May be an image of 5 people

Krejt në fund, Bekteshi zbuloi se para se të transferohet tek Mjondalen ka pasur edhe oferta nga klube të tjera.

“Kam pas do kontakte edhe me klube të tjera por kanë qenë shumë larg prej ku jetoj unë. Këtu me ka konvenu më së shumti” – përfundoi ai.

Ndryshe, Bekteshi ka lindur në Gjermani në vitin 1992, dhe u largua nga klubi i Prishtinës për t’u bashkuar me familjen e tij që jetojnë në Norvegji.

Me klubin “bardhekaltër”, Bekteshi pati 15 paraqitje, me një gol të shënuar. Ndërsa vlera aktuale e tij sipas Transfermarkt është 250 mijë.

/Insporti.com

-->