Leotrim Krasniqi ndan rrugët me FC Prishtinën

Futboll 01 Mars 2022 20:38

Ish- trajneri i Besës së Pejës, Leotrim Krasniqi, i cili e mori udhëhqjen e Prishinës U-19 në gusht të vitit që lam pas, ka ndarë rrugët me këta të fundit, shkruan Insporti.

Lajmin për largimin nga klubi e ka konfirmuar vet Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ndër të tjerash, Krasniqi potencoi se nuk do ta lejojë askënd të marrë vendime për punen tij.

Reagimi i Leotrim Krasniqi, pa ndërhyrje:

Pershendetje shoqeri

Nuk do te jem me pjes e FC Prishtine

Ne vendin ton te mos nenshtrohesh duhesh te tregosh karakter , guxim dhe deshire te fort per te mbet i paster . 

Jom rritur me familjen time ne frymen e ndershmeris dhe te dinjitetit njerzor dhe kam mesuar qe çdo sukses eshte i pa vler pa ato vyrtyte njerzore . Pse per djersen time duhet t’ia sihtrij qafen dikujt dhe te i behem servil dhe ai te merr vendime per punen time , pse per djersen time te i zvarritem ndonje te ’forti’ dhe te jem leck e tij ne punen time .

Jo une nuk jom karakter i till , gjithemone jom i gatshen per bashkepunim profesional , gjithemone deri aty ku nuk cenohet integriteti im . Mundem te gaboj si çdo njeri , por asnjeher kurr nuk marr vendim kunder dikujt qellimisht per favore te dikujt tjeter apo per qellime te tjera .

Tash si çdo her tjeter jom i gatshem per sfida te reja ,do te vazhdoj te punoj fort , njejt si prej dites t’pare kur kom fillu si trajner . Nuk gjej arsye me ndryshu .

Faleminderit dhe ju prift e mbara te gjithe atyre personave qe punuam se bashku ne klub.

Kujtojmë se, në dhjetori të vitit të kaluar, Krasniqi kishte reaguar ndaj tifo-grupit “Plisat” duke njoftuar se kishte qenë i kërcënuar dhe në presion të vazhdueshëm për ta futur në skuadër një futbollist. Ai madje, kishte publikuar bisedën ku kishte marrë kërcënime nga lideri i Plisave, Rinor Grajqevci.

-->