Lepizigu mposht Kolnin dhe ruan presionin ndaj Dortmundit – kështu u vlerësua Rexhbeçaj

Futboll 01 Qershor 2020 22:29

Leipzigu është rikthyer te fitorja pas barazimit në ndeshjen e kaluar ndaj Hertha Berlin.

Sfida e fundit për javën e 29-të në Bundesligën gjermane është mbyllur me 6 gola dhe spektakël nga të dyja skuadrat.

Skuadra e drejtuar nga Nagelsmann ka fituar me rezultatin e thellë 2:4 përballë Koln në udhëtim.

Fillimisht ishin vendasit që shënuan golin e parë të ndeshjes me Cordoba, por Leipzig përmbysi gjithçka që në pjesën e parë me anë të Schic dhe Nkunku.

Në të dytën Werner shënoi edhe golin e 3-të, por 5 minuta më vonë, Modeste rihapi sërish ndeshjen. Për të vulosur përfundimisht takimin mendoi talenti kroat, Dani Olmo duke shënuar golin e 4-të për Leizig duke i dhënë gjithashtu një fitore mjaft të rëndësishme.

Me 3 pikëshin e sotëm, Leipzig shkon në kuotën e 58-të pikëve në vendin e 3-të, dy pikë më pak se Dortmundi vendit të dytë.

Në këtë ndeshje, titullar për Kolnin luajti kosovari Elvis Rexhbeçaj që qëlloi shtyllën në pjesën e parë. Ai ishte në fushë për 58 minuta dhe u vlerësua me notë 6.2.

-->