L’Equipe: Kjo do të jetë paga marramendëse e Greizmann te Barcelona

Futboll 15 Maj 2019 23:53

Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës në qershor dhe të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024.

Sipas gazetës prestigjioze franceze “L’Equipe”, Greizmann do të ketë pagë vjetore prej 17 milionë euro.

Gazeta franceze i publikoi detajet e marrëveshjes së sulmuesit francez me kampionin spanjoll, një ditë pasi Griezmann konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.

Griezmann do të marrë pagë 17 milionë euro në sezon, në bazë të një marrëveshjeje pesëvjeçare me Barçën.