“L’Equipe” përpilon listën me 10 lojtarët më të paguar në vitin 2019, bazuar në pagat mujore

Futboll 08 Shkurt 2019 09:59

Shifrat astronomike të përfshira në futboll, kanë qenë mirë të dokumentuara në vitet e fundit.

Me shumat e transferimeve që shumë lehtë po e kalojnë shifrën e 100 milionë eurove, pas transferimit të Neymarit te Paris Saint-Germaini, në futboll po shpenzohen më shumë para se kurrë më herët, transmeton Insporti.

Kjo nënkupton se top futbollistët në botë gëzojnë për vete një jetë jashtëzakonisht luksoze, falë përfitimeve javore.

Është e lehtë ta kuptojmë pse njerëzit mendojnë se lojtarët paguhen më shumë se që duhet.

FBL-WC-2018-MATCH49-MATCH50-ARG-POR

Gazeta franceze, “L’Equipe” ka publikuar një raport të pagave vjetore, duke përpiluar listën me dhjetë lojtarët më të paguar në botë, deri në shkurt të këtij viti.

Raporti i gazetës franceze e ka përshkruar se sa fiton secili lojtar në baza mujore, pa përfshirë taksat, derisa kryesuesi i kësaj liste përfiton 3.2 milionë më shumë se përcjellësi më i afërt.

Në listë përfshihen pesë lojtarë të La Ligas, dy të Ligue 1, një dyshe tjetër nga Premier League, dhe vetëm një nga Serie A.

1. Lionel Messi – £7.4 million

2. Cristiano Ronaldo – £4.1 million

3. Antoine Griezmann – £2.9 million

4. Neymar – £2.7 million

5. Luis Suarez – £2.5 million

6. Gareth Bale – £2.2 million

7. Philippe Coutinho – £2 million

8. Alexis Sanchez – £2 million

9. Kylian Mbappe – £1.5 million

10. Mesut Ozil – £1.4 million