Leroy Sane drejt Bayernit

Futboll 18 Janar 2020 14:18

Mediat gjermane raportojnë për një largim të mundshëm të Leroy Sanes nga Manchester City, në drejtim të Bayern Munchenit.

Sipas “Sport Bild”, Sane ka ndryshuar agjentin e tij dhe është duke insistuar në rikthimin në Gjermani.  E njohura gjermane poashtu pretendon për një bisedë që Karl Heinz Rummenige ka zhvilluar me agjentin shqiptar, Fali Ramadanin për të ndihmuar në një transfer potencial të 24 vjeçarit.

Gjermani nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje këtë sezon me blutë e udhëhequr nga Guardiola pas një lëndimi që pësoj në “Community Shield” ndaj Liverpoolit. /Insporti.com/

-->