Letra e tifozit të Atleticos që po bën xhiron e botës

Futboll 14 Janar 2020 14:24

Atletico Madrid ka pësuar humbje në ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit. Lotaria e penalltive ka qenë fatale për Colchoneros.

Një zhgënjim i madh për lojtarët e Diego Simeones, por edhe për tifozët. Veçanërisht për një djalosh të ri, i cili, siç ka bërë të ditur Marca, ka marrë një mesazh special nga babai i tij.

Një letër që, pasi është publikuar në rrjetet sociale, ka bërë xhiron e internetit. Autori i letrës ka qenë Arius de Burgos, i cili ka shkruar:

“Kam dashur ta shkruaj këtë letër për djalin tim, sepse qante dhe i vinte turp të shkonte në shkollë pas humbjes së Atletico Madrid. Gonzalo, djalim im, të jesh tifoz i Atletico Madrid është e vështirë. Është shumë e lehtë të jesh tifoz i Real Madridit ose Barcelonës”.

“Përgëzoji të gjithë rivalët në shkollë dhe mendo se një ditë do të kemi revanshin tonë. Po të mos kishte qenë për Courtois, do të kishim fituar ne. Do të vuash shumë për Atelticion, por kur do të triumfojë, fitorja do të vlejë trefish”.

-->