Lëvizja e futbollistit shqiptar në eliminatoret e Evropianit, ka “mahnitur” UEFA-n

Futboll 12 Shtator 2019 08:47

Faqja zyrtare e UEFA-s është “mahnitur” nga një lëvizje e fubollistit të Shqipërisë, Rey Manaj.

Manaj luajti titullar përkrah Sokol Cikalleshit në sulm në ndeshjen kualfiikuese të Euro 2020 ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, shkruan Insporti

Me një lëvizje të tij, Manaj rrëzoi nga loja disa futbollistë të Islandës, duke çarë mbrojtjen kundërshtare me një asistim mjeshtëror me thembër.

Ai asistoi te mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Ky asistim i Manajt është zgjedhur si “lëvizja e ditës” nga ndeshjet e 10 shtatorit, kur luajti edhe Kosova kundër Anglisë, sipas faqes zyrtare të ‘UEFA Euro 2020’ në rrjetet sociale.

Shqipëria Islandën e mposhti 4:2, ku shënuan Kastriot Dërmaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi e Sokol Cikalleshi. /Insporti.com/