Lewandowski akuzon po ashtu gjyqtarin, por në ndeshjen tjetër

Futboll 12 Prill 2018 15:22

Ndeshja tjetër çerekfinale që u zhvillua po ashtu mbrëmë, ishte ajo në “Allianz Arena” në mes Bayern Munchen dhe Sevilla, por ngeli disi nën hijen e përballjes tjetër.

Takimi përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, po avancoi skuadra bavareze për shkak të rezultatit nga ndeshja e parë 2-1.

Megjithatë, edhe në “Allianz Arena”, kishte një moment ku pësoi një lëndim në fytyrë sulmuesi i Bayern , Robert Lewandowski, pasi u përplas me qendërmbrojtësin e Sevillas, Gabriel Mercado.

Lewandowski pas ndeshjes në rrjetin e tij social në “Instagram”, postoi një foto ku dallohej e ënjtura në syrin e tij që kishte marrë pas ndërhyrjes nga Mercado, me ç’rast gjyqtari i ndeshjes, skocezi William Collum, nuk dha ndërhyrje të palejueshme ndaj polakut.

Sulmuesi i Bayern për këtë arsye, në bazë të reagimit të tij në Instagram, është shfaqur i befasuar me vendimin e gjyqtarit skocez për të mos ndalur lojën.

Lewa pretendon se ishte goditur qëllimisht me bërryl nga Mercado, i cili veçse kishte një karton të verdhë dhe kërkesa e polakut për ta ndëshkuar mbrojtësin argjentinas edhe me kartonin e dytë të verdhë, nuk u morë parasysh nga gjyqtari Collum. /Insporti.com

    

-->