Lewandowski ëndërron për Real Madrid

Futboll 07 Shkurt 2018 08:03

Dëshira e kalimit tek mbretërit e Real Madrid për Lewandowskin nuk është një gjë e re, por një aspiratë e kamotshme.

Polaku gjithnjë la qenë prej atyre lojtarëve që nuk i ka fshehur ndjenjat e tij kur ka folur për “los Blancos”. Edhe pse vitet kalonin dhe “Lewa” shpresonte se transferimi do të ndodhte dhe në fakt shpresa e polakut është ende aty, një ide e ngulitur në kokën e tij.
Në anë tjetër Bayern shprehet se nuk është skuadër që mbyll dyert për lojtarët që nuk dëshirojnë të qëndrojnë në Munih. Pas katër viteve tek Bavarëzët, Lewandowski mund të përmbyll një cikël që i ka munguar deri tani, ajo është Liga e Kampionëve.

Polaku këtë vit mbush 30 vite, dhe ende mbetet ndër sulmuesit më të rrezikshëm në treg, me 18 golat që i ka shënuar qysh deri tani këtë sezon në Bundesliga dhe 7 tjerë në Champions. Si një lojtarë me një mesatare prej 50 golave për sezon, a mund të jetë që më në fund kalimi në “Santiago Bernabeu” do të jetë i mundshëm. Përkundër që në të kaluarën Real Madrid ishte takuar dy herë me të personalisht, por nuk kishin gjetur gjuhën e përbashkët në fund. /Insporti.com

-->