Lewandowski me het-trik, Bayerni fiton me rezultat 5:0

Futboll 28 Gusht 2021 20:32

Bayerni Munihu pa problem e ka mposhtur me rezultat 5:0 Hertha-n, në takimin që u zhvillua në “Allianz – Arena”. 

Trim i ndeshjes është Robert Lewandowski, i cili shënoi het-trik. 

Futbollistët e Bayernit treguan lojë shumë më të mirë në krye me sulmuesin Robert Lewandowski.

Muller (6′), Lewandowski (35′, 70’ e 84’) e Musiala (49′), shënuan për Bayernin. 

Pas javës së tretë Bayerni renditet në vend të dytë me 7 pikë, ndërsa Hertha është në fund pa asnjë pikë.

Listës së shënuesve i prin Lewandowski me 5 gola, i ndjekur nga Haaland (Dortmundi) me 3 sosh.

-->