Lewandowski me mesazh special para ndeshjes së dytë kundër PSG
Futboll
08 Prill 2021
19:36

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka paralajmëruar rikthimin e tij shumë shpejtë.
Lewandowski kishte pësuar një lëndim me kombëtaren e Polonisë dhe mungoi në ndeshjen e parë kundër PSG.
Megjithatë sulmuesi polak ka paralajmëruar rikthimin e tij, nëpërmjet rrjetit social “Instagram”.
Ai në Instagram ka publikuar një foto duke ushtruar dhe në atë foto ka shkruar “shihemi së shpejti”.
