Lewandowski në Premier League

Futboll 22 Maj 2018 09:12

Sulmuesi polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, për kohë të gjatë u tha se është një objektiv i Real Madrid, mirëpo së fundmi shtypi anglez raporton se Lewa, po kërkohet nga njëra prej skuadrave të Premier League.

“The Telegraph” raporton se Chelsea kërkon ta rindërtojë skuadrën pas një sezoni të vështirë dhe po i njëjti medium thotë se “Blutë” e Lomdrës e kanë shndërruar Lewandowskin në prioritet për afatin kalimtar të verës.

Chelsea shumë shpejt pritet se do të ketë ndryshime edhe në stolin e trajnerit, ku italiani Antonio Conte, pritet të largohet, përkundër se ka edhe një vit në kontratën e tij me londinezët.

Përndryshe, raportimet e njëjta thonë se Chelsea do të shikoj të shes Alvaro Moratan, në mënyrë që ta mundësoj transferimin e sulmuesit polak nga skuadra bavareze. /Insporti.com

-->