Lewandowski pati sezon të ëndrrave dhe këto janë dëshmitë

Futboll 13 Maj 2018 08:37

Bayerni mund ta ketë humbur takimin e djeshëm me Stuttgartin në Allianz Arena, por ky ekip ka festuar titullin e kampionit të Bundesligës dhe dje ka qenë ditë festë në Munih.

Kjo ditë feste ka qenë e veçantë për një prej futbollistëve të këtij ekipi, Robert Lewandowskin, sulmuesin i cili po bën vend në historinë e Bundelsigës pas viteve të suksesshme të kaluara në Borussia Dortmund dhe Bayern.

Robert Lewandowski edhe zyrtarisht është shpallur golashënuesi më i mirë në Bundesligë për sezonin 2017/18 dhe në proces është futur në histori të kampionatit gjerman.

Ai e ka përfunduar këtë fushatë me 29 gola, që ishin më shumë se të mjaftueshme për të qenë i pari për herë të tretë në karrierë.

“Është nderi i madh të jesh golashënuesi më i mirë përsëri”, shtoi Lewandowski në Twitter.
“Shumë faleminderit bashkëlojtarëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur”, shkroi ai.
Me këtë Lewandowski hyri edhe në histori të Bundesligës, pasi u bë lojtari i parë jo gjerman që e fiton çmimin golashënuesi më i mirë në Bundesligë tri herë.

-->