Lewandowski zbulon një prapaskenë të afatit kalimtar

Futboll 15 Mars 2019 22:22

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë të afatit kalimtar. I ftuar në një program radiofonik të “BBC”, sulmuesi i Bayern Munichut ka folur për mundësinë për t’u transferuar te Real Madrid.

“Besoj se ka ndodhur dy vite më parë. Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo më thanë se donin që të unë të bashkohesha me ata”, ka thënë Lewadowski.

“Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme është ajo që dua unë dhe ajo që dua unë është të qëndroj me Bayernin”, ka shtuar sulmuesi polak.