Lewis Hamilton dhe Mercedes akuzohen për mashtrim – Red Bull kërcënon me protestë

Sporte të tjera 21 Nëntor 2021 11:10

Lewis Hamilton dhe Mercedes mund të rrezikojnë të humbasin Kampionatin Botëror të F1 të këtij viti, pasi po akuzohen për mashtrim, përcjell Insporti.

Beteja mes Red Bull dhe Mercedes ka qenë jashtëzakonisht e ashpër gjatë gjithë sezonit. Ndërsa përplasjet në pistë të Hamiltonit me Max Verstappen janë dokumentuar mirë, rivaliteti midis shefave të ekipit Toto Wolff dhe Christian Horner ka dhënë disa nga dramat më të mira të vitit 2021.

Image Credit: PA

Horner, i cili ka qenë drejtori i ekipit të Red Bull që nga krijimi i ekipit në vitin 2005, tani i ka shtuar benzinë zjarrit, duke sugjeruar që ekipi i tij mund të bëjë një protestë zyrtare kundër dy makinave Mercedes – të cilat janë dukur dukshëm më të shpejta në vijë të drejtë në javët e fundit.

Sipas Horner, Mercedesi i Hamiltonit ka fituar ritëm gjatë raundeve të fundit, gjë që ishte më e dukshme gjatë fitores së fundjavës së kaluar në Sao Paulo, ku britaniku fitoi nga vendi i 10’të.

“Që nga Hungaria, ka pasur një ndryshim hap pas hapi në shpejtësinë e vijës së drejtë, e cila gradualisht është bërë gjithnjë e më e madhe.” tha Horner në Sky Sports F1.

Image Credit: PA

Nëse Red Bull nis një protestë dhe më pas zbulon një shkelje të rregullave, Mercedes do të rrezikonte të humbiste të çmimet e Kampionatit Botëror përpara se të arrijmë në garën finale në Abu Dhabi muajin e ardhshëm.

/Insporti

-->