Lewis Hamilton rishfaqet në publik për herë të parë pas humbjes

Sporte të tjera 29 Janar 2022 23:55

Duhet të ktheheni në 16 dhjetor për të gjetur gjurmët publike të pilotit britanik Lewis Hamilton. Pak ditë pas finales shumë të diskutueshme të Abu Dhabit, ku humbi titullin e kampionit për vitin 2021, në kthesat e fundit të xhiros së fundit të GP-së së fundit, shtatë herë kampioni i botës ishte zhdukur.

Edhe llogaritë e tij në rrjetet sociale kishin heshtur për ‘dimrin’ e tij. Ishte e përditshmja britanike “The Sun” ajo që e ktheu britanikun në lajme.

Në edicionin e saj të së shtunës, “The Sun” publikon disa foto të paparacëve, ku shihet Hamilton, duke pirë një kafe të ftohtë, në shoqërinë e miqve të tij të zakonshëm në anën e Los Angeles.

Asnjë fjalë e thënë, por një pozë pranë Mercedesit të rrugës së tij, ndërkohë që shefi i tij Toto Wolff, më herët nuk e besonte largimin tij përfundimtar nga Formula 1. Ekipi i tij do të lançojë makinën e vitit 2022 më 18 shkurt, pak ditë para testeve të para zyrtare në Barcelonë më 23.

-->