Lewis Hamilton triumfon në “British Grand Prix” – Verstappen përfundon në emergjencë

Formula 1 18 Korrik 2021 18:31

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh Britanik pas një gare që panë atë dhe rivalin për titull të Formula 1, Max Verstappen të përplaseshin në xhiron e parë.

Verstappen u përplas kur shoferi i Mercedesit u fut në Copse me shpejtësi 289 km/h, me shoferin britanik që goditi pjesën e pasme të makinës Red Bull.

Shoferi belgo-holandez doli jashtë kontrollit dhe u përplas në mur në aksidentin me shpejtësi të lartë.

Hamiltonit iu dha një dënim me kohë 10 sekonda për shkak të aksidentit të shkaktuar.

Verstappen qëndroi në kabinën e tij për disa momente para se të largohej dhe u mor me një ambulancë.

“A është Maksi në rregull?”, ka thënë Hamilton në radio. “Ai është jashtë makinës”, u përgjigj inxhinieri i ekipit të Mercedesit, Peter Bonnington.

“Unë isha duke shkuar përpara. Unë isha plotësisht brenda, ishte hapësira ime, dhe ai u kthye nga unë”.

Red Bull tha që Verstappen ishte dërguar në një spital lokal për analiza të mëtejshme pasi u vlerësua në qendrën mjekësore të pista. 

-->