Lewis Hamilton triumfon në Grand Prixin e Spanjës
Formula 1
09 Maj 2021
18:02

Lewis Hamiltoni dhe Mercedesi dhuruan paraqitje brilante, sulmuese dhe strategjike. Suksesi i Mercedesit me Hamiltonin e la në vendin e dytë ngasësin Max Verstappen në Grand-Prixin e Barcelonës në Spanjë që u mbajt të dielën.
Fitorja e tretë në katër garat e para për Hamiltonin këtë sezon erdhi sërish, pavarësisht se e humbi avantazhin nga Verstappen gjatë fillimit të garës.
Triumfi i Hamiltonit ishte i 98-ti në karrierë, pasi e vendosi ‘pole-position’ numër 100 të shtunën.
Suksesi i së dielës për Hamiltonin e rrit edhe avantazhin e pikëve në 14-të me vendin e dytë. /Insporti.com/