Liburni barazon në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

Sporte tjera 09 Tetor 2019 19:30

Kampioni i Kosovës futsall FC Liburn ka barazuar në ndeshjen e parë të grupit 7 në UEFA Champions League.

Ndeshja e parë u mbyll 5:5, ndërsa të dyja skuadrat sytë i kanë kah ndeshja tjetër e grupit, mes nikoqirit Stalitsa Minsk dhe Hovocubo e Holandës.

Pikërisht ndaj holandezëve, FC Liburn do ta ketë takimin e rradhës.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit, gjakovarët e luajnë ndaj favoritit të grupit Stalitsa Minsk.