Liburni e fillon sot aventurën në Ligën e Kampionëve

Futboll 09 Tetor 2019 13:36

Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni, e fillon sot aventurën e re në kompeticionin më prestigjioz të futsallit evropian, Ligën e Kampionëve.

Klubi gjakovar përfaqëson futsallin kosovar, kampion i të cilit u shpall në edicionin 2018/19.

Skuadra kuqezi është nisur drejt Minskut të Bjellorusisë, ku do të mbahet ky kompeticion.

Gjakovarët janë shprehur optimistë, duke premtuar që do të japin maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sot prej orës 16:00, Liburni e zhvillon ndeshjen ndaj ekipit francez, Toulon, ku synon të nisë këtë kompeticion me fitore, që do të ishte shumë e rëndësishme për kalimin e grupit.

Dy kundërshtarët tjerë të Liburnit në Grupin 7 janë Stolitsa Minks dhe Hovocubo.