Licencohen 15 FIBA gjyqtarë të tavolinës zyrtare

Basketboll 27 Qershor 2019 17:29

Federata e Basketbollit e Kosovës për vitin kalendarik 2019-2021 për licencimin e FIBA Gjyqtarëve tavolinës zyrtare ka arritur të licencojë 15 gjyqtarë të cilët me sukses kanë kaluar FIBA Online Testet nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe nga FIBA TableOfficialsQualificationProgramme.

Për të gjithë gjyqtarët e licencuar FIBA ka ndarë edhe certifikatat e licencimit.

Licencimet janë bërë në koordinim me Faton Kurshumlinë, FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kjo është hera e parë që në kuadër të FBK-së janë të licencuar 15 gjyqtarë të tavolinës zyrtarë, katër gjyqtarë me stemën e FIBA-s dhe një Instruktor Nacional të FIBA-s.

FBK-ja të gjithë gjyqtarëve i dëshiron sukses në nominmet e tyre. Gjyqtarët e licencuar:

  1. Albert Vërbiqi
  2. Anjesa Haziraj
  3. Arian Thaçi
  4. Irma Konjusha
  5. Atdhe Goqaj
  6. Artan Gashi
  7. Burim Berisha
  8. Visar Bunjaku
  9. Atdhe Gutaj
  10. Genc Vitaku
  11. Arian Kurtalani
  12. Mërgim Istrefi
  13. Roni Pupovci
  14. Roni Vokshi
  15. Blendi Spahija