Lideri i Superligës luan me Trepçën ’89, KEK-u dhe Gjilani kërkojnë fitoren e parë

Futboll 17 Mars 2019 09:01

IPKO Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje në program në kuadër të javës së 23-të, shkruan Insporti.com.

Lideri aktual i Superligës, KF Feronikeli, do të zhvillojë ndeshjen me Trepçën ’89 në “Rexhep Rexhepi”. Skuadra mysafire do të tentojë të shkaktojë ndonjë befasi, për ikur zonës së barazhit.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar në paqe, në barazim 1:1, ndërsa “Nikli” ndeshjen e dytë në “Riza Lushta” e kishte fituar me rezultat minimal 1:0.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga referët e FIFA-s me në krye Genc Nuzën dhe asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërkohë, gjyqtarë i katërt do të jetë Kreshnik Vula.

Në sfidën tjetër takohen Gjilani dhe KEK-u. Dy skuadrat e vetme pa fitore në këtë pranverë në kuadër të Ipko Superligës.

Në dy takimet e kaluara kishte triumfuar Gjilani, ndërkohë që sfida e së dielës do të jetë një impuls për ta rikthyer vetëbesimin te këto dy skuadra.

Kjo ndeshje do gjykohet nga Alban Shala, i cili do shoqërohet nga asistentët Besnik Morina dhe Fatmir Abrashi. Fatmir Tahiri do jetë gjyqtarë i katërt.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 14:00. /Insporti.com/

-->