Liga Ballkanike, Bashkimi mbetet jashtë play off-it

Basketboll 31 Janar 2019 21:48

Në takimin e zhvilluar sonte në Gjevgjeli, skuadra vendase e Blokotehnas ka shënuar fitore me rezultat 85-72 ndaj skuadrës turke të Barsy Atyrau, për t’ia shuar plotësisht gjasat skuadrës së Bashkimit për ta arritur play off-in e BIBL-së sivjet.

Me përjashtim të çerekut të tretë, Blokotehna ishte më e mirë se skuadra turke përgjatë gjithë ndeshjes dhe në këtë mënyrë e shënoi fitoren e pestë sivjet në BIBL.

Sa i përket paraqitjeve individuale, Danilo Mijatovic ishte koshashënuesi më i mirë i maqedonasve me 24 pikë të shënuara, kurse te mysafirët u veçua Bojan Bakic me 22 pikë.

Kështu, fitorja e shënuar sonte nga Blokotehna, e pesta për ta, bën që Bashkimi sezonin e sivjetëm të BIBL-së ta mbyllë pa arritur të kualifikohet në Play Off, pasi që skuadra prizrenase deri më tash ka
vetëm 1 fitore, ndërsa edhe nëse i fiton 3 ndeshjet e mbetura, nuk e arrin dot numrin 5 fitoreve dhe rrjedhimisht edhe matematikisht humbë gjasat për play off.