Liga e Evropës, rezultatet e ndeshjeve të sotme

Futboll 08 Nëntor 2018 21:04

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katërt në grupet G, H, I, J, K dhe L të Ligës së Evropës.

Në kryendeshjen e mbrëmjes, Lazio e ka mposhtur Marseillen me rezultat 2:1. Për skuadrën italiane u paraqitën tre futbollistët shqiptarë: Thomas Strakosha, Riza Durmishi e Valon Berisha.

Chelsea është kthyer me tri pikë nga udhëtimi te BATE Borisov, të cilën e mposhti me 1:0.

Skuadra e Eros Grezdës, Rangers është mposhtur nga Spartaku i Moskës me rezultat 3:4, ndërsa Grezda në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.

Grupi G
Rapid Wien 0 – 0 Villarreal
Spartak Moscow 4 – 3 Rangers

 Grupi H
Apollon Limassol 2 – 3 Eintracht Frankfurt
Lazio 2 – 1 Marseille

Grupi I
Genk 1 – 1 Besiktas
Malmoe FF 1 – 1 Sarpsborg

Grupi J
Akhisarspor 2 – 3 Sevilla
Krasnodar 2 – 1 Standard Liege

Grupi K
Astana 2 – 1 Jablonec
Dynamo Kyiv 3 – 1 Rennes

Grupi L
BATE Borisov 0 – 1 Chelsea
Vidi FC 1 – 0 PAOK Thessaloniki