Liga e Kampionëve dhe Europa Liga afër suspendimit

Futboll 12 Mars 2020 13:06

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, dy kompeticionet kryesore në Evropë, Liga e Kampionëve dhe Europa Liga janë afër suspendimit njofton Insporti.

Ndonse ende nuk ka një njoftim nga shtëpi e futbollit UEFA, burimet brenda gazetës bëjnë të ditur se një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak orëve.

Dy ndeshje në Europa Ligë janë anuluar, ajo mes Getafes dhe Interit si dhe Roma – Sevilla.

Ky vendim me shumë gjasë do të përcjellet nga suspendimi i të gjitha ligave madhore në Evropë.

-->