Liga e Kampionëve, Manchester United sonte përballet me Atletico Madridin

Futboll 23 Shkurt 2022 10:05

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për takimet e para të fazës së eliminatoreve të kësaj gare.

“Wanda Metropolitana” do të jetë arena ku dy skuadrat e mëdha evropiane do të përballen me njëra-tjetrën. Konsiderohet si një takim i nivelizuar, atje ku nuk ka një skuadër që ka epitetin e madh të favoritit.

Një tjetër takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Benficas dhe Ajaxit. Skuadra holandeze shihet si më favorite, por që natyrisht edhe ajo portugeze ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Të dy ndeshjet luhen në ora 21:00.

-->