Liga e Kampionëve: Prishtina sonte takohet me Folgoren në raundin para kualifikues

Futboll 22 Qershor 2021 09:28

Skuadra e Prishtinës do të përballet sot me kampionin e San Marinos, Folgoren në kuadër të gjysmëfinales së raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, shkruan Insporti.

Në rast se triumfojnë në këtë takim, Prishtina do të përballet me fituesin e duelit mes HB Torshavn e Inter Escaldes.

Nëse e kalon edhe këtë pengesë, atëherë klubi nga elita e futbollit kosovar do të ketë punë me Ferncvarosin në raundin e parë kualifikues në garën më të madhe për klube në Evropë.

Ndryshe. ndeshja fillon në ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në Shqipëri.

/insporti

-->