Liga e Kampionëve – sot përcaktohen dy gjysmëfinalistët e parë

Futboll 16 Prill 2019 09:23

Barcelona, Manchester United, Juventus e Ajax Amsterdam. Nga këto dy skuadra, dy do të shkojnë tutje e dy do të kthehen në shtëpi.

Liga e Kampionëve sot do të njohë dy gjysmëfinalistët e parë për edicionin 2018/2019, shkruan Insporti

Në ‘Allianz Stadium’, Juventusi e ka mendjen vetëm te fitorja, pasi barazoi 1:1 në ndeshjen e parë.

Punë më të lehtë në çerekfinalen e kthimit do të ketë Barcelona, pasi mund të mjaftohet edhe me barazim.

Në ‘Camp Nou’, katalanasit futen me epërsinë e të shënuar si mysafir, derisa shihen edhe si favoritë absolut për ta arritur gjysmëfinalen.

Në takimin e parë çerekfinal të zhvilluar në ‘Old Trafford’, katalonasit shënuan fitore 0:1, falë autogolit të Luke Shaw pas rishikimit me VAR.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Nesër luhen dy çerekfinalet tjera të kthimit: Porto – Liverpool e Man City – Tottenham. /Insporti.com/