Liga e Konferencës: Sonte nis gara e re evropiane, në program janë shumë ndeshje interesante

UEFA Conference League 16 Shtator 2021 11:22

Pas Ligës së Kampionëve, sonte nis edhe edicioni i ri në garën e tretë më të madhe për klube në Evropë, Liga e Konferencës.

Sonte në program janë gjithsej 14 ndeshje, të cilat zhvillohen në dy orare – nga ora 18:45 dhe nga ora 21:00.

Ndër ndeshjet kryesore do të zhvillohen mes Qarabagut dhe Baselit, Rennesit dhe Tottenhamit si dhe ndeshja mes Romës dhe CSKA Sofias.

Kujtojmë se finalja e këtij kompeticioni do të luhet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, gjegjësisht në stadiumin “Air Albania”, transmeton frontonline.

Për më shumë, ndeshjet e plota i gjeni në fotografinë e mëposhtme:

-->