Liga e Parë: Mbyllen te gjitha takimet e sotme

Futboll 08 Maj 2021 15:17

Liga e Parë e Kosovës vazhdoi sot kampionatin, ku në program ishin 10 ndeshje shumë interesante, shkruan Insporti.

Favoritët kanë triumfuar përsëri dhe e kanë vazhduar luftën për xhiron e fundit

Në ‘Grupin A’, Malisheva e ka mposhtur me mjaftë vështirësi skuadrën e Trepçës me rezultatin 4-2. Me këtë fitore skuadra e Malishevës është shumë pranë që të futet në Superligë.

Edhe Dukagjini ka triumfuar me rezultat të thellë kundër Drenasit, 4-0.

Në ‘Grupin B’, Ulpiana dhe Flamurtari kanë triumfuar kundër Kikës dhe KEK-ut.

Rezultatet e të gjitha takimet:

Grupi A’

Liria 1–2 Vëllaznimi

Malisheva 4–2 Trepça

Dukagjini 4–1 Drenasi

Istogu 2–0 Vushtrria

 A&N 1-1 Onix Banja

‘Grupi B’

Dardana 4-1 Ramiz Sadiku

Ulpiana 5–2 Kika

Vitia 2–3 Vllaznia e Pozheranit

Flamurtari 3–2 KEK-u

2 Korriku 3–1 Ferizaj

-->