Ligji ia ndalon Stavilecit 25 orë punë në ditë

Superliga 24 Qershor 2019 12:07

Blerand Stavileci nuk do të jetë më kryetar i klubit të basketbollit Prishtina, shkruan Insporti.com.

Stavileci përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar largimin e tij nga KB Prishtina.

Ai këtë vendim e mori për shkak të ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit, duke dëshmuar se dëshiron t’i përmbahet ligjit.

Ky ligj ndalon që një person të jetë zyrtar publik dhe njëherit edhe kryetar i klubit si organizatë qeveritare.

Megjithatë, Stavileci kishte bërë një status interesant në rrjetin e tij social, Facebook duke thënë se punon 25 orë në ditë. Ky postim i tij kishte bërë bujë në rrjetet sociale.

Ai në atë status në ‘Facebook’, e ka vendosur vetën në një pozitë triumaftori duke projektuar në anën e kundërt, në mënyrë imagjinare, njerëz të cilët e urrejnë e xhelozojnë ‘sukseset e tij në sport e politikë’.

Po ashtu, Stavileci në atë status kishte shkruar se për gjashtë vite ka fituar 51 trofe.

Me largimin e tij nga kjo pozitë, Stavileci do të ‘punoj vetëm 24 orë në ditë’… /Insporti.com/

Ky është statusi i Stavilecit pa ndërhyrje:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:

Pa modesti se boll ke ma!

Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.

Tash mbani pak edhe shënime:

N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!

Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!

Edhe për fund:

Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve.